“Breçani ndihmoi Nuredin Dumanin”, detaje nga dosja që SPAK dërgoi në gjykatë
Pas përfundimit të hetimit, SPAK ka dërguar për gjykim Erzen Breçanin dhe 10 të akuzuarit e tjerë. 11 personat janë marrë zyrtarisht të pandehur, gjithashtu iu janë komunikuar akuzat.
Gjatë hetimit është bërë dokumentimi i aktivitetit kriminal të 11 personave të dyshuar si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Personat e marrë të pandehur janë: Erzen Breçani, Eralbi Breçani, Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Jonida Babameto.
Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga trafikimi i narkotikëve, grup i strukturuar kriminal, sigurim i kushteve për të kryer vrasjen dhe shpërdorimi i detyrës.
SPAK ka dokumentuar me prova episode e kryerjes së veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim.
Ish-nëndrejtori i policisë, Erzen Breçani akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale dhe përkrahje e autorit të krimit.
Erzen Breçani të ardhurat e përfituara nga i pandehuri Eralbi Breçani si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë nuk i ka deklaruar duke i investuar në pasuri të paluajtshme dhe në aktivitete tregtare.
Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin në mënyrë që t’i shmangej drejtësisë.
Ish-oficerja e Interpol Tiranës, Jonida Babameto i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara ish-shefit të krimeve Dedan Gjonit për të ndihmuar eksponentët e krimit në mënyrë që të merrnin masa për t’iu shmangur ligjit.
Lidhur me sekuestrimi e një sasie prej më shumë se 400 kg kokainë në Holandë në vitin 2021 të pandehurit Ismail Zeneli, Besmir Murati dhe Eralbi Breçani së bashku me Ergys Dashin dhe persona të tjerë në formën e grupit të strukturuar kriminal bashkëpunuan për trafikimin e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut për në Holandë, por ky nuk është i vetmi rasti pasi SPAK ka dokumentuar me prova edhe disa episode të tjera të trafikut të drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur