Akuzohet për tradhëti, mediat ruse pretendojnë se 33-vjeçarja u deklarua fajtore

7 Gusht 2024 | 19:20

Ksenia Karelina, me nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe ruse, i cila është duke u mbajtur në paraburgim në Rusi prej janarit, është deklaruar e fajshme për një akuzë për tradhti, sipas mediave shtetërore ruse.

Karelina, 33-vjeçare, nuk u përfshi në një këmbim të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit më 1 gusht, falë të cilit u liruan tre amerikanë nga paraburgimi në Rusi.

Ajo është duke u gjykuar në qytetin e Jekaterinburgut për shkak të një donacioni që e kishte bërë në një organizatë bamirësie për ta mbështetur Ukrainën.

“Ajo është deklaruar e fajshme”, tha për gazetarë pas seancës gjyqësore avokati i saj, Mikhail Mushailov, raporton TASS.

Karelina u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë në janar në Jekaterinburg, ku kishte shkuar për t’u takuar me të afërmit e vet.

Karelina, banore e Los Anxhelosit dhe shtetase amerikane prej janarit 2021, u akuzua fillimisht për huliganizëm, gjoja për sharjen e zyrtarëve policorë.

Agjentët e sigurisë, megjithatë, e kontrolluan telefonin e saj dhe thanë se zbuluan se, para se të udhëtonte për Rusi, ajo i kishte dhënë 51 dollarë donacion në një organizatë me bazë në SHBA, e cila e ndihmon Ukrainën.

Gjykata rajonal në Sverdlovsk pritet ta shpallë aktgjykimin ndaj saj në seancën e radhës më 8 gusht.

Karelina përballet me dënim deri në 12 vjet burgim, nëse shpallet fajtore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026