Mjeku Vasil Llajo: Ç’duhet të dini për virusin e Etheve të Nilit, si diagnostikohet

8 Gusht 2024 | 14:37

NGA MJEKU VASIL LLAJO

Në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit qarkullon muajin e fundit virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor”.

Virusi transmetohet nga pickimi i mushkonjave të zakonshme të “infektuara”.

I takon familjes së Arbovirus-eve me genome monoklonale të ARN-së.

U izolua për herë të parë në zonën e Nilit Perëndimor në Uganda më 1937, nga ku mori dhe emrin.

Në 80% të rasteve prekja është pa simptoma, në 20% shkakton temperaturë, dhimbje koke, të vjella, dobësi muskulare, ekzanteme në lëkurë (kryesisht shpatull dhe gjoks).

Në 1% të rasteve mundet të manifestohet me prekje të sistemit nervor qëndror si encefalitis, meningitis, shumë rrallë me vdekje (më pak se 1/1000 raste).

Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku i zogjëve të infektuar me këtë virus. Zogjte janë dhe mbartësit e virusit.

Nuk ka vaksinë për njerëzit. Nuk ka as terapi specifike.

Mjekimi është simptomatik dhe përcaktohet nga klinika dhe graviteti i saj.

Testet Laboratorike që kryhen në këtë rast janë antikorpet IgM dhe IgG.

Antikorpet IgM shfaqen 8 ditët e para pas prekjes nga virusi. Bëhen në gjak dhe në likidin cerebrospinal (për të sëmurët që kanë prekje  të sistemit nervor qëndror).

Analiza e antikorpeve IgM është analiza e parë e cila kryhet te pacientët që kanë shfaqur simptoma. Vlen të theksohet se nëse pacienti nuk ka simptoma, nuk rekomandohet kryerja e këtyre testeve.

Prezenca pozitive e IgM ( IgM pozitiv) tregon se pacienti është i prekur nga virusi. Nëse prezenca e antikorpeve IgM del negative, kjo analizë përsëritet pas disa ditëve.

Gjithashtu bëhet dhe IgG, njëkohësisht me IgM. Kur të dya janë pozitive tregon prekje të tanishme të organizmit nga ky virus.

Prezenca vetëm e IgG ( IgG pozitiv) tregon një prekje më të hershme nga virusi, muaj ose vite më parë.

Megjithatë, mundet që pas javes së tretë nga shfaqja e sipmtomave, IgG të jetë  pozitive dhe IgM të jetë negative.

Këtu e merr fjalën interpretimi laboratorik, sipas kritereve shkencore.

Për të  vlerësuar ecurinë klinike të sëmundjes, përsëritet testi i IgM dhe IgG pas 3-4 javëve, për të parë nëse niveli i titrit të antikorpeve është rritur ose pakësuar.

Një rrugë tjetër transmetimi i virusit është edhe me gjak, pra nëse transfuzohet gjak nga një pacient i prekur me virusin e Nilit  te një pacient tjetër.

Në qoftë se  sëmundja shfaqet te një fëmijë bebe, që ushqehet vetëm me qumështin e nënës, atëherë duhet ekzaminuar nëna për të saktësuar rrugën e transmetimit nëpërmjet qumështit të nënës.

Kjo ndodh rrallë. Megjithatë kjo rrugë transmetimi është e konfirmuar shkencërisht.

Për përcaktimin e prekjes së organizmit nga virusi ekziston dhe metoda e PCR-së, përcaktimi me biologji molekulare i acidit nukleik të virusit. Me këtë metodë detektohet virusi që përpara shfaqjes së antikorpeve.

Meqënëse periudha më e zakonshme e shfaqjes së kësaj patologjie lidhet me periudhën e shumëzimit dhe shfaqjes së mushkonjave, rekomandohet marrja e masave për luftën kundër tyre.

Vlen të theksohet se kjo sëmundje transmetohet nga mushkonjat e zakonshme, dhe jo nga ndonjë mushkonjë “speciale”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026