Vendbanimi 8100 vjeçar i Linit, drejt një planimetrie të parë të banesës në ujë
Janë mbyllur gërmimet e fazës së parë të vendbanimit palafit të Linit, ndërkohë që grupi i arkeologëve tashmë janë në fazën e dytë të gërmimeve ujore.
Sipas profesorit të arkeologjisë Adrian Anastasi, në qoftë se një vit më parë u tha se ky vendbanim është më i vjetri në Europë dhe u përcaktua si 7500 vite nga ditët e sotme, këtë vit është shtyrë edhe më shumë, deri në 8100 vjeçar nga dita e sotme.
“Vjeshta e dimri na pret me lajme të mira, jemi të kënaqur sepse mendojmë që jemi në fazën më të hershme të vendbanimit, pra vjet thamë se është vendbanimi me i vjetër palafit në Europë, përcaktuam 7500 nga ditari e sotme. Ndërsa tani e kemi shtyrë me tepër me disa shekuj, jemi diku tek 6100 si vendbanim, para Krishtit. 8100 nga ditët e sotme.” –thotë arekologu.
Profesori i njohur për herë të parë bën të ditur se në fazen e dytë të gërmimeve në ujë janë gjetur 3 mure mbrojtëse, çka tregojnë se kemi të bëjmë me 3 vendbanime ngjitur tyre. Anastasi shton se ajo çka është më e rëndësishme është se për herë të parë kërkohet sqarimi i planimetrise se një banese në ujë.
” Tani kërkojmë të sqarojmë planimetrinë e një banese në ujë, që mund të renditet planimetria e parë shkencore në liqenin e Ohrit. Qoftë në Maqedoni, qoftë në Shqipëri, për herë të parë kemi një ekspertize shkencore.” -vazhdon Anastasi.
Burime pranë grupit të arkeologëve shqiptare e zvicerane bëjnë të ditur se tashmë është përcaktuar sipërfaqja prej 6 hektarësh e këtij vendbanimi që do të jetë objekt gërmimesh dhe studimi në vitet e ardhme.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush