Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, arrestohen 2 infermieret
Dy infermiere janë arrestuar pas vrasjes së ndodhur në azilin e të moshuarve në Tiranë mëngjesin e kësaj të enjteje. Dyshohet se infermieret kanë penguar zbardhjen e së vërtetës.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, infermierja pasi ka parë të moshuarin që ka ndërruar jetë ka telefonuar një agjenci funerale për të tëhequr trupin e pajetë.
Në momentin që po kryheshin procedurat në morg është vërejtur që ka pasur dëmtime serioze dhe është noftuar policia.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në një azil privat në kryeqytet këtë të enjte, ku një i moshuar ka qëlluar për vdekje shokun e tij të dhomës.
Dy të moshuarit Zyhdi Shehu 78-vjeç dhe viktima Virxhil Vesho, 82-vjeç janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin.
“Pse më ke zenë krevatin”- mësohet t’i ketë thenë Shehu 82-vjeçarit, përpara se ta qëllonte për vdekje me një bastun.
Autori e ka qëlluar disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si autori ashtu edhe viktima vuanin nga skleroza.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 13:42 FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
- 13:38 GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
- 13:29 “Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
- 13:23 Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar
- 13:09 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet dhe rregullat e saj të riorganizohen
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi