Presidenti i Venezuelës akuzon Whatsapp-in se është rrjet spiunazhi, ja arsyeja

8 Gusht 2024 | 17:55

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro kathwnw se aplikacionin WhatsApp funskionon si një sistem spiunazhi dhe këshilloi njerëzit të kalojnë në aplikacione të tjera.

Duke u rekomanduar venezuelianëve WeChat dhe Telegram, Maduro u bëri thirrje njerëzve që të largohen vullnetarisht nga WhatsApp dhe të kalojnë në rrjete të tjera.

Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorëve të peshkimit dhe bujqësisë në Pallatin Presidencial Miraflores, në Karakas, Maduro komentoi çështjet aktuale.

Maduro tha: “WhatsApp ua dha listën që ka në Venezuelë trafikantëve kolumbianë të drogës dhe ata bënë një punë spiunazhi për muaj të tërë”.

Ai vuri në dukje se rrjeti social u përdor për “luftë psikologjike, njohëse, kërcënoi miliona liderë, komunitete, drejtues rrugësh, familje ushtarake dhe policore, sportistë, artistë dhe këdo që nuk foli në favor të grushtit të shtetit dhe dhunës.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit

Analisti Indrit Vokshi e konsideron protestën në Tiranë si një lëvizje që ka kaluar përtej dimensionit politik dhe është shndërruar në një hapësirë socializimi për...
22:29 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit Evropian, shpalli emërimin e 33 Ambasadorëve të BE-së...
20:45 | 08/06/2026

Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në qarkun e Vlorës nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë, me kontrolle të shtrira si...
20:21 | 08/06/2026