Dita Botërore Kundër Kancerit, OBSH: Brenda 20 vitesh rastet pritet të rriten me 80%

4 Shkurt 2020 | 12:03

Brenda 20 vitesh, rastet e të prekurve me kancer do të rriten me mbi 80% kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në këtë përfundim ka arritur Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën ndërkombëtare kundër kancerit një nga sëmundjet e cila çdo ditë po merr gjithnjë e më shumë jetë njerëzish.

Vendet e varfra thuhet në raportin e OBSH nuk mund të investojnë në parandalim dhe kujdesje duke u bërë thirrje komuniteteve ndërkombëtare të zgjidhin pabarazitë e papranueshme sa i përket shërbimeve të ofruara. Në vendet më të pasura, trajtimi më i mirë i  kësaj sëmundjeje kancerit çoi në një rënie prej 20 për qind të niveleve të vdekshmërisë midis viteve  2000 dhe 2015.

[instagram_feed=B8JKx2TIsrT]

Në raportin e OBSH-së nënvizohet se nëse njerëzit kanë qasje në sistemet e kujdesit parësor dhe referimit, kanceri mund të zbulohet më herët, të trajtohet në mënyrë efektive dhe të kurohet. Qoftë Organizata Botërore e Shëndetit, por edhe Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin  pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër kësaj sëmundje publikuan dy raporte në përpjekje për t’u bërë thirrje qeverive që të bëjnë më shumë kërkime , të ndërmarrin më shumë politika dhe programe për të përmirësuar kontrollin e kancerit.

“Të paktën 7 milionë jetë mund të shpëtohen në dekadën që vjen, dhe kjo mund të realizohet duke identifikuar shkencën më të përshtatshme për situatën e secilit vend, duke bazuar përgjigje të forta për kancerin në mbulimin shëndetësor universal, dhe duke mobilizuar palë të ndryshme të interesuara për të punuar së bashku,” u shpreh kreu i OBSH-së.

Në raportin e publikuar, OBSH nënvizon një gamë të gjerë të ndërhyrjeve për të parandaluar rastet e reja të kancerit. Këto përfshijnë kontrollin e përdorimit të duhanit (përgjegjës për 25% të vdekjeve nga kanceri), vaksinimin kundër hepatitit B për të parandaluar kancerin e mëlçisë, etj.

Sfida do të jetë që vendet të zgjedhin trajtime që konsiderojnë balancimin e kostove, fizibilitetit dhe efektivitetit. Çdo qeveri ka për detyrë të zgjedhë terapitë e duhura inovative për kancerin,  shumë prej të cilave janë shumë efektive dhe të përballueshme, mund të japin përfitime për sëmundjen pa shkaktuar vështirësi financiare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026