Shiste doza kanabisi në Sarandë, arrestohet 28-vjeçari dhe 2 blerësit grekë

9 Gusht 2024 | 12:26

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi shiste doza kanabisi në qytet.

Në pranga janë vënë edhe dy shtetas greke, të cilët kanë blerë doza kanabisi nga 28-vjeçari shqiptar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 23,” u arrestuan në flagrancë shtetasit L. S., 28 vjeç, banues në Sarandë, E. S., 22 vjeç dhe G. D., 22 vjeç, të dy banues në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve dhe kontrollit në banesën e shtetasit L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. S., pasi siguronte lëndë narkotike canabis, e ndante në doza të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026