Gjirokastër| Turi “Kadare”, atraksioni turistik i aktivitetit letrar të shkrimatrit
Kjo verë po ofron një tur të veçantë për turistët që vizitojnë Gjirokastrën, i cili ka në qendër jetën dhe krijimtarinë letrare të Ismail Kadaresë.
Korifeu i letërsisë shqipe që u nda nga jeta në ditët e para të korrikut vazhdon të tërheqë turistët e interesuar në qytetin e lindjes.
“Ne kemi krijuar një tur që është veçanërisht vetëm për Ismail Kadarenë pasi është ambasadori më i mirë i Shqipërisë dhe veçanërisht qytetit tonë Gjirokastrës, ai ka shkruar vepra të ndryshme me të cilat është bërë i famshëm në botë duke qenë edhe disa herë kandidat për çmimin Nobel.” –thotë Marko Nurçe, i cili merret me guida turistike.
Pjesë e turit “Kadare” janë rrugicat e kalldrëmta, shtëpitë karakteristike dhe lagjet e qytetit ku shkrimtari i mirënjohur ka jetuar kur ishte fëmijë apo i përshkruan në librat e tij.
Tashmë turi me elementë të jetës dhe aktivitetit letrar të Kadaresë vlerësohet me interes nga turistët dhe veçanërisht të huajt që vizitojnë Gjirokastrën.
“Ky tur preferohet nga turistët francezë por edhe të tjerë që kanë lexuar Kadarenë, ata zbulojnë më shumë, prekin nga afër atë çfarë kanë lexuar në librat e Kadaresë duke zgjedhur këtë tur.” –tregon Nurçe.
Përgjatë këtij viti Gjirokastra ka mirëpritur mbi 150 mijë turistë, numri më i lartë i të cilëve po regjistrohet gjatë muajve të verës.
LEXONI GJITHASHTU:
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit