SHBA, dalin pamje të reja filmike se si u rrethua atentatori i Trump

9 Gusht 2024 | 17:22

Pamje të reja dramatike tregojnë për herë të parë reagimin e policisë ndaj tentativës së vrasjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Një kamera trupore e zotëruar nga policia e lokalitetit Btaler lidhur me ngjarjen e 13 korrikut ka xhiruar oficerët e mbledhur në çatinë ku ishte pozicionuar atentatori, Tomas Kroks.

Pamjet tregojnë më pas agjentët që rritjne përreth trupit të pajetë të atentatorit, që pak sekonda më parë kishte hapur zjarr ndaj turmës së mbledhur.

Një nga plumbat e qëlluar preku në veshin e djathtë Trump dhe vrau një civil. Trump po bënte fushatë në shtetin e Pensilvanisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ngjarja ndodhi pas një seri atentatesh në dëm të figurave të profilit të lartë, si ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, apo ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, që mbeti i vrarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026