U kap i dehur në timon, 42-vjeçari tenton të korruptojë me 300 € policin, arrestohet
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi të korruptonte efektivët e policisë rrugore.
Shtetasi me inicialet M.G., u ndalua nga efektivët teksa drejtonte automjetin në gjenjdje të dehur. Në momentin që policët kanë vendosur t’i kryejnë testin e alkoolit, 42-vjeçari ka nxjerrë 300 euro në kartmonedha pesëdhjetëshe dhe i ka vendosur në dorën e njërit prej efektivëve. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e policisë, duke bërë dhe arrestimin e personit në fjalë.
“Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.
Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë”, thueht në njoftimin e policisë.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West