Shqipëria pret kampionët, vjen nga Parisi ekipi olimpik, 2 medalje të fituara

12 Gusht 2024 | 16:25

Pas fitores historike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, mundësit shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Valiev mbërritën në Rinas së bashku me dy medaljet e bronzta në kategorinë 65 dhe 74 kg.

Delegacioni olimpik është pritur nga qytetarë të shumtë në një ceremoni të organizuar në Aeroportin e Rinasit.  Kreu i komitetit olimpik shqiptar, Fidel Ylli i cilësoi sportistët si e ardhmja e sportit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptuar pasi Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve të komiteteve olimpike që kanë marrë medalje dhe kjo falë dy mundësve tanë të jashtëzakonshëm Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, që na bënë krenar dhe ngritën flamurin shqiptar në arenën në Paris. Bënë që një flamur të shkonte në majat më të larta të aktiviteteve sportiv atë të lojërave olimpike. Falënderojë të gjithë për punën e përbashkët të jashtëzakonshme. Këto sportistë janë gur themeli për të ardhmen e sportit dhe për të dhënë mesazhin qeverisë se për sportin duhet bërë më shumë”, tha Ylli.

Edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj falënderoi sportistët për arritjet e tyre në Francë.

Më 10 gusht, Chermen Valiev shkroi historinë në Paris 2024, duke fituar medaljen e parë për Shqipërinë në historinë e Lojërave Olimpike, duke mposhtur Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg. Ndërkohë, medalja e dytë e bronztë “dhurua” Shqipërisë nga mundësi shqiptar Islam Dudaev i cili mundi numrin një të botës në peshën 65 kg, Ismail Muzukajev.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026