Mashtruesi i bursave amerikane, Apeli lë në burg Ermes Hoxhallin

13 Gusht 2024 | 12:52

Gjykata e apelit lë në qeli Ermes Hoxhallin, mashtruesin e nxënësve dhe studentëve për bursat amerikane. 20-vjeçari kërkonte një masë më të butë sigurie ndërsa seanca gjyqësore u ndoq dhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm la në qeli 20-vjeçarin Ermes Hoxhalli , i dyshuar për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.  Ai do vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Në bazë të hetimeve paraprake rezulton se Hoxhalli që ishte prezantuar me identitet të rremë duke u hequr si shtetasja Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar me asnjë zyrtar.

I riu mashtronte duke u premtuar bursa studimi në Amerikë, nxënëseve të gjimnazeve të ndryshme,  përmes projekteve ” lets talk together about Us 24″ . Burime bëjn me dije se në seancë ku Hoxhalli kërkonte lirinë dhe një masë më të butë sigurie, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të  ambasadës amerikane.

Sipas grupit hetimor programet u premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. Viktima të mashtrimit, u bënë qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë. Në këtë hetim kompleks që zgjati 6 muaj, ishte pjesë edhe njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026