Bien lindjet në 10 qarqe, INSTAT: Vetëm në Berat dhe Korçë u rritën
Lindjet kanë pësuar sërish rënie edhe në 3 mujorin e dytë të vitit 2024.
Raporti i fundit i INSTAT ka nxjerrë në pah se përgjatë muajve prill, maj, qershor kanë lindur 5.269 bebe nga 5452 bebe që lindën në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Ajo çfarë bie në sy është se ndryshe nga trendi rënës, që prek 10 qarqe të vendit, në Berat dhe Korçë numri lindjeve është rritur.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 e ka qarku i Beratit me 3,2%, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Gjirokastrës me 18,6%.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.013 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 70 lindje.
Ndryshe nga lindjet, vdekjet janë rritur për të njëjtën periudhë.
Ekspertët e statistikave thonë se në tremujorin e dytë 2024 janë regjistruar 5.014, fatalitete, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.
Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West