Lindjet në 2023 ranë me 22%, por pagesat buxhetore për bonusin e bebeve u rritën
Në vitin 2023 erdhën në jetë 10% më pak bebe se në vitin 2022. Por paralel me këtë rënie, buxheti për bonusin e bebeve u rrit.
Nga 3,3 miliardë lekë u paguan nga buxheti i shtetit si bonus për foshnjat e lindura në Shqipëri në 2023 rreth 40 % e vlerës ka shkuar për foshnjat e lindura jashtë vendit, nga emigrantët shqiptarë, Është pikërisht ky faktor që ka çuar në këtë raport mes lindjeve ulje dhe buxhetit të bonusit në rritje.
Që nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023 qeveria ka paguar në formën e bonusit të bebeve mbi 141 milionë euro, por nga ana tjetër numri i lindjeve në të njëjtën periudhe në Shqipëri ka rënë me 22%.
Për ti dhënë fund kësaj disablance, në fund të dhjetorit Këshilli i Ministrave miratoi një kusht, në të cilin bonusi përfitohet nga prindërit e bebeve që kishin 180 ditë në Shqipëri në vitin paraardhës. Këto të dhëna do të merren nga sistemi TIMS.
Gjithashtu qeveria vendosi që bonusi të përfitohet nga të huajt që janë vendosur në Shqipëri si azilkërkues apo refugjatë të cilët vendosin që shtetësia e fëmijës së tyre të jetë shqiptare.
Vendimi që lidhej me bonusin e bebeve u ndryshua duke synuar që përfitimet të jenë për shtetasit që jetojnë brenda vendit, pasi ndër vite edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kishin përfituar nga kjo hapësirë ligjore. Për qeverinë kjo përbënte përfitim të dyfishtë pasi ata përfitojnë nga skemat në vendet ku janë vendosur.
Në vitin 2019 qeveria nisi të aplikojë bonusin e bebeve që ka një përfitim financiar prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin dhe foshnjat e tjera në vijim si një politikë për rritjen e lindshmërisë, por deri më sot skema nuk ka rezultuar efektive.
LEXONI GJITHASHTU:
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 16:04 Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet