BE kërcënon me sanksione, Bislimi: Një diplomat perëndimor kërkoi inspektim për urën
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, më 19 qershor në vizitën e tij të fundit në Kosovë, kur ishte diskutuar për temën e urës mbi lumin Ibër, kishte thënë se nëse Kosova s’preferon që kjo të diskutohet në Bruksel atëherë rekomandon të bëhen bisedime të brendshme me serbët lokalë.
“Në vizitën e tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur kemi biseduar për urën e Mitrovicës, Lajçak tha se nëse Kosova nuk preferon të diskutojë përsëri për këtë çështje në Bruksel, ai rekomandon diskutime të brendshme me serbët vendas në veri për implikimet potenciale në siguri dhe shqetësimet e tyre. Një partner i QUINT-it shtoi kërkesën për inspektim teknik. Ne kemi ndjekur dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur