495.213 persona dhe 163.293 automjete lëvizën në kufirin me Greqinë gjatë verës

16 Gusht 2024 | 19:38

Kjo verë ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh në doganat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në periudhën 1 qershor-14 gusht në tre Pikat e Kalimit Kufitar në Qarkun e Gjirokastrës (Kakavijë, Tri Urat dhe Sopik) kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë 495213 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 163293 automjete shqiptare dhe të huaja.

Përkatësisht gjatë muajit qershor në këto tri pika kufitare janë regjistruar në sportelet e hyrje-daljes 145.707 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 50.891 mjete shqiptare dhe të huaja. Përgjatë muaj korrik fluksi i lëvizjes në hyrje- dalje në këto pika kufitare ka regjistruar 188.331 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 63.164 automjete shqiptare dhe të huaja.

Ndërkohë në dy javët e para të muajit gusht, në periudhën 1-14 gusht nëpërmjet tri Pikave Kufitare të Qarkut Gjirokastër lëvizën në të dyja anët e kufirit më Greqinë  161.175 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 49.238 automjete shqiptare dhe të huaja.

Numrin më të madh të personave që kanë lëvizur në kufi gjatë verës e zënë bashkatdhetarët tanë që kthehen për pushime nga Greqia në vendlindje si dhe turistët. Ndërkohë dogana me më shumë lëvizje është Kakavija. Fluksi i lëvizjes në kufirin me Greqinë pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë muajit gusht dhe ditëve të para të shtatorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026