Turizmi dentar në Elbasan, rritet fluksi i vizitorëve të huaj për shërbime dentare

17 Gusht 2024 | 13:07

Në Shqipëri ndër të tjera, po lulëzon edhe turizmi dentar. Shumë të huaj, kryesisht nga vendet fqinje, por edhe nga ato nordike, zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për kontrollet orale dhe çdo trajtim tjetër të shëndetit të gojës.

Mjekja stomatologe, Marie Thomai në Elbasan pohon se italianët dhe gjermanët janë pacientët e tyre më të shpeshtë.

Të huajt Zgjedhin Shqipërinë për çmimet e ulëta dhe shërbime cilësore, thekson menaxheri i turizmit dentar në qytetin e Elbasanit Mikel Tusha.

Vetë pacientët shprehen të kënaqur me shërbimin e marrë në vendin tonë, madje thonë se do tua sugjerojnë të afërmeve.

“Vij nga Provinca e Barit. Jam shumë e kënaqur me punën që kanë bërë me mua. Ndaj do t’ia sugjeroja edhe të tjerëve të vijnë këtu. Janë të gjithë shumë të zotë, guida, doktoresha”, thotë një turiste.

Edhe pse Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të huajve në sektorin shëndetësor, ende ky lloj turizmi nuk paraqet qëndrueshmëri. Në këtë drejtim vetë ky sektor do të duhet të bëj më shumë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026