Zjarri djeg kullotat midis Tepelenës dhe Gjirokastrës, ndërhyjnë zjarrfikësit

18 Gusht 2024 | 09:05

Një zjarr masiv ka përfshirë kullotat midis Gjirokastrës dhe Tepelenës duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme. Flakët janë shfaqur mbrëmjen e së shtunës në kufirin ndarës të dy bashkive atë  të Gjirokastrës dhe Tepelenës, midis fshatit Hormovë dhe Labovë.

Zjarri ka vazhduar përgjatë mesnatës dhe orëve të para të së dielës.

Zjarri ka qenë në shpatin e malit ndërsa flakët kanë përfshirë barëra dhe shkurre. Terreni i thepisur dhe errësira e bëri të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve gjatë natës.

Rreth orës 03.30 të së dielës 17 zjarrfikës të Gjirokastrës, vullnetarë dhe banorë të zonës kanë

nisur punën për fikjen e këtij zjarri që ndodhej në mal, mbi fshatin Labovë. Në vendngjarje kishte disa vatra zjarri dhe zjarrfikësit ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit. Një pjesë e grupit të ndërhyrjes vazhdon të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar  duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit në zonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026