Kakavijë, vazhdon fluksi në kufi, shtohen sportelet e dokumenteve

18 Gusht 2024 | 10:04

Përgjatë fundjavës në doganën e Kakavijës vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar  12116 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët  4915  në hyrje dhe  7201 në dalje, si dhe 3827 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat  1557  në hyrje dhe 2270 në dalje.

Janë rreth 24 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, që gjatë fundjavës janë regjistruar në sportelet e hyrje-daljes në doganën e Kakavijës.

Fluksi në rritje ka çuar në shtim të numrit të sporteleve të dokumenteve si nga Policia Kufitare ashtu edhe pala greke.

Gjatë fundjavës Policia Kufitare në Kakavije ka punuar me 7 sportele për përpunimin e dokumenteve  3 në hyrje dhe 4 në dalje të tokës shqiptarë. Pala greke ka punuar me 4 sportele 2 në hyrje dhe 2 sportele në dalje ndërsa janë evituar radhët e gjata të pritjes në kufi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026