Lugina e Drinos pret 2 mijë vizitorë, monumentet kulturore pjesë e guidave turistike
Zhvillimi i turizmit po mundëson përfshirjen gjithmonë e më shumë në guidat turistike të monumenteve të trashëgimisë kulturore përgjatë luginës së lumit Drino në Gjirokastër.
Lugina e Drinos përfshin një sërë objektesh “Monument Kulture”, site arkeologjike, kala, ura, etj., me vlera të radha historike dhe ndërtimore. Gjatë këtyre ditëve specialistët e trashëgimisë kulturore po punojnë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe sistemimin e zonave të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj.
“Për urat, kalatë, rrugët por edhe objektet e kultit, të gjitha së bashku janë në një plan të detajuar për përmirësimin e ambientit të tyre dhe restaurimit të mundshëm të mureve rrethuese, pra është bërë një punë për rehabilitimin e tyre, evitimin e erozionit, dhe largimin e bimësisë kacavjerrëse dhe asaj të lartë”, thotë Shkëlqim Guçe, drejtor i Parkut Arkeologjik Antigone.
Rëndësi po i kushtohet mirëorientimit të vizitorëve vendas dhe të huaj në këto zona nëpërmjet ndërtimit të shtigjeve turistike dhe instalimit të sinjalistikës informuese për pikat me interes për vizitorët
“Tashmë është një plan tjetër i detajuar për sinjalistikën orientuese dhe informuese, kjo për arsye se edhe prurjet e reja të vizitorëve të huaj dhe vendas në këtë luginë ka bërë të detyrueshme përcaktimin e monumenteve, vendeve dhe historikun e tyre në gjuhën angleze dhe shqipe, pra janë kthyer në destinacione të mirëfillta të historisë, kulturës dhe pjesëve të trashëgimisë kulturore që ekziston në këtë luginë”, shprehet Guçe.
Përgjatë stinës së verës Antigoneja antike, siti i Adrianopolit, kalaja e Palokastrës, objektet religjioze, urat mesjetare, etj., që ndodhen në luginën e Drinos janë vizituar nga mbi 2 mijë turistë. Një interes i lartë konstatohet jo vetëm nga të huajt por edhe vizitorët vendas për tu njohur me historikun dhe vlerat e këtyre monumenteve.
Tashmë turizmi është kthyer në një sektor fitimprurës për sigurimin e të ardhurave ekonomike për banorët e rrethinave dhe fshatrave në zonën e Gjirokastrës
LEXONI GJITHASHTU:
- Rikthehen shpendët shtegtarë, lugina e Drinos mikpret lejlekun e bardhë
- Vendimet e Qeverisë/ Kumbaro: 75 mln € për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve