Ngre siparin Superliga, nis sot edicioni i 86-të i kampionatit shqiptar të futbollit

18 Gusht 2024 | 14:13

Zyrtarisht sot nis edicioni i 86-të i kampionatit shqiptar të futbollit. 2 ndeshjet e para që do të ngrenë siparin e këtij sezoni të ri do të jenë Dinamo-Egnatia dhe Teuta Bylis, me të dyja përballjet që do të luhen në mbrëmje.

Dinamo do i pres kampionët në fuqi të Egnatias në stadiumin “Elbasan Arena” me qëllimin që të bëjnë surprizën e parë, por edhe të konfirmojnë ambiciet për një sezon ndryshe këtë vit ku synojnë që të rivalizojnë për titullin kampion.

Në përballjen tjetër, Teuta e mbijetuar në ndeshjet e fundit sezonin e shkuar do të pres të rikthyerit në Superligë, Bylsin që këtë sezon synon që të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Tre ndeshjet e tjera të javës së parë të Superligës do të luhen të hënën. Laçi pret Tiranën, Partizani përballet me Vllazninë, ndërsa të rikthyerit në elitë, Elbasani udhëtojnë drejt Korçës për të sfiduar Skënderbeun.

Edhe ky edicion i Superligës do të jetë më të njëjtin format si vitin e shkuar, ku 4 ekipet që kryesojnë tabelën pas 3 fazave të para të kampionatit do të luajnë mes tyre për titullin kampion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026