U arrestua se dhunoi policin, vëllait i zbulohet “Exchange” pa licensë

18 Gusht 2024 | 15:30

Është arrestuar në orët e para të mëngjesit, me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, 28-vjecari nga Ksamili, Lilo Mera, i cili mbrëmjen e djeshme kundërshtoi me dhunë dy efektivë të sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.00 në Ksamil, kur Lilo Mera është konstatuar teksa ka parkuar gabim mjetin pranë biznesit të vëllait të tij.

Sapo efektivët kanë konstatuar shkeljen, kanë tentuar të procedojnë me lirimin e rrugës dhe gjobitjen e mjetit, por drejtuesi u ka marrë nga dora tabletin dhe ka kundërshtuar duke përdorur dhunë ndaj dy efektivëve. Pas kësaj, ai është larguar me një automjet tip “Volvo” me targë AB997CE, i cili është gjetur më pas i fshehur në një rrugicë të Ksamilit. Policia e Qarkullimit Rrugor ka proceduar me gjobitjen e mjetit në vlerën 3.000 lekë, ndërsa efektivë të shumtë kane nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në biznesin e vëllait të tij, në afërsi të vendit të quajtur “4 Valltarët” në Ksamil, është konstatuar se ushtrohej pa licensë shërbimi i këmbimit valutor, me punëtorë të pasiguruar dhe pa lëshuar kupona tatimorë. Policia ka sekuestruar 98.896 lekë, 368.3 euro, 26 paund dhe 2 Lap Top. Për këtë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë shtetasi D. M, 30 vjec.

Nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar është proceduar penalisht në gjendje të lirë ky shtetas për veprat penale “punësim i paligjshëm”, “ushtrimi pa licensë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave” dhe “moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”. Pas shumë kërkimesh, në orët e para të mëngjesit është arritur të vihet në pranga edhe 28-vjecari Lilo Mera, i cili është arrestuar në flagrancë më urdhër të Prokurorit për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026