Vijojnë kërkimet në Siçili, në bordin e jahtit dhe “Bill Gates-i” i Britanisë

20 Gusht 2024 | 13:02

Kërkimet për 6 personat e humbur pas mbytjes së një jahti në brigjet e Sicilisë vazhdojnë. Ekipet e shpëtimit dhe palombarët janë kthyer në vendin ku mjeti lundrues u fundos.

Personat në fjalë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në trupin e anijes, e cila ka rënë në një thellësi prej 50 metrash nën nivelin e detit.

Palombarët nuk kanë arritur të hyjnë në kabinat e anijes pasi janë penguar nga mbetjet që kanë lëvizur si pasojë e stuhisë së dhunshme që përmbysi jahtin në orët e para të së hënës.

Mes pasagjerëve që ndodheshin në bord figurojnë miliarderi britanik i teknologjisë, Mike Lynch dhe Johnathan Bloomer, kryebankier i institutit të rëndësishëm financiar, “Morgan Stanley”.

Grumbullimi duket se ishte një festim për shfajësimin e Lynch në një proces gjyqësor për mashtrim financiar, mes të cilëve ishin edhe njerëz të afërt me biznesmenin.

Jahti luksoz ndodhej rreth gjysmë milje larg bregut, kur një stuhi u përplas rreth orës 4 të mëngjesit. Autoritetet deklarojnë se ka gjasa që mjeti të jetë përmbysur nga një tornado që ka kaluar sipër tij.

Nga ngjarja, një person humbi jetën dhe 15 të tjerë mbijetuan, përfshirë një nënë që u rikuperua me fëmijën 1-vjeçar në krahë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026