Historia afron turistët në Gjirokastër, të huajt interes për ndërtimet e vjetra
Në këto ditë vere Gjirokastra po vizitohet nga një numë i lartë turistësh të cilët preferojnë turizmin historik, natyror dhe turizmin e traditës.
Sipas specialistëve të turizmit interes vizitorët shfaqin për itineraret turistikë që përfshijnë dëshmitë historike, ndërtimet karakteristike dhe muzetë.
“Turizmi më i preferuar është turizmi historik pasi Gjirokastra mbart histori, kulturë, traditë, ka muze të shumtë, godina historike, obeliskun, ura e gurtë e Ali Pashës është një ndër më të preferuarat dhe një nga pikat më historike të qytetit tonë”, tha Ervina Saliaj, përgjegjëse e Turizmit në Bashkinë Gjirokastër.
Vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë udhëtimif përzgjedhin të njihen me pejsazhet natyrore, traditat e pasura, foklorin, gatimet karakteristike jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës por edhe rrethinat.
“Edhe turizmi i traditës është bërë i preferuar vitet e fundit, të gjitha njësitë administrative kanë një turizëm të mirëfilltë edhe shfaqin traditat e tyre, qoftë në kulinari, në veshje, si edhe në gjithçka që ata mbartin dhe kanë”, tha më tej Saliaj.
Prej fillimit të vitit Gjirokastra është vizituar nga rreth 250 mijë turistë pjesa më e madhe e të cilëve janë nga vende të ndryshme të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)