Dhunoi për vdekje shokun e dhomës në azil, ndërron jetë në spital 78 vjeçari

25 Gusht 2024 | 19:08

Zydi Shehi, 78 vjeçari i cili dhunoi për vdekje pak javë më parë shokun e dhomës në një azil në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se i moshuari, studiues dhe historian, ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Këtë lajm e ka dhënë ish-deputetit Fatmir Toçi, i cili mes rreshtave thotë se Shehi ka ndërruar jetën këtë të dielë në një spital në kryeqytet.

Reagimi i Fatmir Toçit:

“Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…

Zydi Shehi ishte një figurë e mirënjohur në Kavajën e tij si familjar dhe qytetar i devotshëm, studiues i apasionuar pas historisë, veçanërisht për qytetin e tij, Kavajën dhe rrethinat e saj dhe autor i disa botimeve me vlerë dhe interes të veçantë në këtë fushë, duke sjelle fakte dhe interpretime të panjohura më parë. Për këto kontribute për qytetin e tij dhe shoqërinë e emancipuar kavajase ai ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”, titull i merituar për një personalitet të shquar e me kontribute konkrete si Zydi Shehi, i cili gjatë gjithë jetës së tij reflektoi mirësi, korrektesë e kulturë, shembullin e modelin e qytetarit bashkëkohor.

Ndarja nga jeta pas një sëmundje të gjatë e të mundimëshme, me probleme të dhimbëshme e situata të pamerituara për natyrën e tij fisnike ka pikëlluar jo vetëm familjen, të afërmit e miqtë e tyre, por dhe çdo kavajas e këdo që e ka njohur atë apo veprën e tij të çmuar.

Ngushëllime dhe u prehtë në paqe!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026