Seria A| Humbet Roma, Napoli likujdon Bolonjan, sot radha e Juventusit

26 Gusht 2024 | 12:09

Sezonin e shkuar arriti të mbijetojë, duke siguruar qëndrimin dhe për 1 vit në elitën e futbollit Italian, por të fitojë ndaj Romës, nuk është një mision i pamundur për Empolin.

Ashtu si fazën e dytë sezonin e shkuar edhe këtë herë, madje në “Olimpico” arriti të merrte një fitore të madhe. Skuadra e De Rossit pavarësisht merkatos duket se nuk është në 100% e saj, me lojtarët që nuk janë ambjentuar ende. Në kryeqytetin e Italisë, Empoli luajti si i barabartë, duke numëruar 4 pikë pas 2 sfidave.

Gyasi solli avantazhin në fraksionin e parë, e pas tij Colombo me 11 metërsh. Romanët ngushtuan diferencën me Shomurodov, por minutat e mbetura nuk sollën më asgjë. Paralelisht luhej Napoli-Bolonja, ku trajneri Conte rrëmbeu fitoren e parë. Di Lorenzo, Kvaraskhelia e Simeone ishin autorët e golave në triumfin 3-0, i cili erdhi pas një loje të kontrolluar më së miri.

Më herët Atalanta e Gasperinit u mposht në transfertën e Torinos 2-1, Fiorentina barazoi pa gola me Venecian. Këtë të hënë përmbyllet java e dytë e kampionatit Italian me duelet Cagliari-Como dhe Verona-Juventus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026