Skandali me mbetjet e rrezikshme, Krimi Ekonomik “zbarkon” te Kurum

26 Gusht 2024 | 13:20

Ditën e sotme një grup ekipesh të Krimit Ekonomik të Durrësit kanë mbërritur pranë kompanisë turke Kurum në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme.

Pritet që në Kurum të mbërrijnë edhe prokurorët e Durrësit të cilët po ndjekin këtë çështje. Ata do të njihen me dokumentacionin dhe arkivat e kompanisë e cila operon në Elbasan që prej vitit 1998. Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitorojnë zhvillimet në Kompaninë turke “Kurum International” e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.

Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë. Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve ju është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026