Skandali i mbetjeve, ambientalisti: Janë fshehur mbetjet e rrezikshme

22 Gusht 2024 | 17:54

Dy ngarkesa me mbetje të nisura nga Shqipëria për në Kinë dhe Tajlandë janë kthyer në një shqetësim për ambientalistët. Ngarkesat po rikthehen sërish në Shqipëri pas bllokimit në portet e dy shteteve, për shkak se në portin dhe doganën shqiptare nuk është deklaruar nga kompanitë përmbajtja reale e tyre.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha në një intervistë për Euronews Albania se mbetjet e nisura nga Porti i Durrësit mund të janë të rrezikshme. Sipas tij, fakti që pas falsifikimit të dokumenteve mund të fshihet çdo lloj materiali. Ndërsa delegimin e problemit nga Ministria e Mjedisit të kompania ‘Kurum’ dhe më pas te Doganat, Ferruni e sheh si paaftësinë e tyre për të trajtuar problemin.

“…Nëse i përmbahesh ligjit shqiptar që lejohet eksportimi i këtyre mbetjeve, duke respektuar rregullat e vendit transit, të vendit pritës dhe me radhë. Në rastin konkret jemi dukshëm para një fshehjeje të mbetjeve të rrezikshme si të parrezikshme, duke i trajtuar si mbetje të zakonshme dhe natyrisht ky është një lloj falsifikimi. Nga informacioni që kemi deri tani, është trajtuar si oksid hekuri, që nuk është mbetje e rrezikshme, por dyshimet janë që nuk është e tillë, se ka pak të gjasë që nga djegia dhe përpunimi i çelikut, të mbetjeve të hekurit të përzierë edhe me metale të rënda. Nuk bëhet fjalë vetëm për oksid hekuri. Nuk mund të ketë aty vetëm oksid hekuri nëse kemi të bëjmë me djegie. Nëse ka mbetje të tjera ajo klasifikohet si mbetje e rrezikshme”, tha Ferruni.

Ferruni tregoi se vendi ynë ka një burim të ndotjes nga metalet e rënda që klasifikohen si mbetje të rrezikshme, që është metalurgjiku dhe disa miniera në veri, që janë potencial për mbetje të rrezikshme.

I pyetur mbi faktin se veç dy ngarkesave në Kinë dhe Tajlandë, mund të ketë ngarkesave të tjera, Ferruni tha se kemi të drejtë të dyshojmë për sasi të tjera

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026