Tifo-grupi tetovar nxjerr flamurin shqiptar, policia zbraz tribunën

26 Gusht 2024 | 15:43

Një incident është shënuar në Maqedoninë e Veriut ku një grup tifozësh shqiptarë, ankohen se policia i ka larguar nga stadiumi pasi shpalosën flamurin shqiptar.

Në debat është përfshirë edhe kryeministri Mickovski i cili fajëson partitë shqiptare në opozitë se po i fryjnë zjarrit

“Pas udhëtimit për në Strumicë 200 km, në minutën e 30’ të ndeshjes Brera vs Shkëndija, vjen urdhri që të lëshojmë tribunat, për shkak se shfaqëm në hekurat e tribunës flamurin kombëtar. Idiotizëm dhe shembull që tregon se shqiptarët konsiderohen qytetarë të rendit të dytë në shtetin sllav.”-shprehet përmes një deklarate grupi i Ballistëve në Tetovë.

Nga klubi i futbollit Shkëndija e konfirmojnë atë që e thonë Ballistët, se delegati i Federatës së Futbollit nuk ka kërkuar zbrazjen e tribunës.

Edhe Kryeministri Mickoski thotë që fajin duhet ta kërkojmë tek BDI-ja.

“Kemi struktura dhe forca politike që për ta mbrojtur pasurinë që e vodhën pamëshirshëm nga qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike, do të keqpërdor dhe do të manipulojë me një grup të caktuar të njerëzve që të shkaktojë incidente ndëretnike. Kjo është metoda e vetme që të tërheqin publik për destabilizimin e paralajmëruar, ose organizimin e protestave që i planifikojnë këtë vjeshtë. ” –thotë Hristijan Mickoski, kryeministri i RMV.

Në historinë më të re të shtetit, flamuri kombëtar edhe në kohërat më të errëta të regjimit të Gruevskit, nuk ka qenë problem që të shfaqet në tribuna.

Përdorimi i tij është i rregulluar edhe me ligj, ligj që doli nga Marrëveshja e Ohrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026