Virusi vdekjeprurës i mushkonjave detyron qytetet amerikane të mbyllin parqe publike

26 Gusht 2024 | 18:50

Një virus i rrallë, por potencialisht vdekjeprurës i shkaktuar nga mushkonjat, ka bërë që gati një duzinë qytetesh në SHBA të mbyllin parqet publike gjatë natës dhe të kufizojnë aktivitetet në natyrë.

Aktualisht nuk ka vaksina ose ilaçe në dispozicion për të trajtuar sëmundjen, e njohur gjithashtu si “Triple E”, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dhjetë komunitete në Massachusetts tani janë përcaktuar si zona me rrezik të lartë për encefalitin lindor të kuajve, ose EEE, që përhapet përmes pickimit të një mushkonje të infektuar.

Komunitetet u vunë në alarm pasi mushkonjat në zonë rezultuan pozitive për EEE dhe shteti raportoi rastin e parë të virusit që nga viti 2020.

Mes 33% dhe 70% e njerëzve do të vdesin nga sëmundja nëse infektohen, kjo sepse shumica e vdekjeve ndodhin dy deri në 10 ditë pas fillimit të simptomave, sipas Departamentit të Shëndetit Publik të Massachusetts.

Zyrtarët shtetërorë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të shmangin aktivitetet në natyrë në mbrëmje – koha e pikut të mushkonjave – deri në fund të shtatorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026