OBSH nis planin strategjik për të frenuar shpërthimin e virusit mpox

27 Gusht 2024 | 14:48

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një plan strategjik sa i takon hapave për të ndaluar transmetimin e virusit mpox.

nga njeriu te njeriu përmes përpjekjeve të koordinuara globale, rajonale dhe kombëtare.

Masat, të cilat kanë në bazë përpjekjet e koordinuara globale, rajonale dhe kombëtare, vijnë pas shpalljes së emergjencës publike  nga Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së .

Plani prej 135 milionë dollarësh mbulon periudhën gjashtëmujore deri në shkurt 2025 për të siguruar fondet e nevojshme për OBSH, shtetet anëtare, partnerët duke përfshirë Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), komunitetet dhe studiuesit, ndër të tjera.

“Përpjekjet strategjike të vaksinimit do të përqendrohen te individët me rrezikun më të lartë, duke përfshirë kontaktet e ngushta të rasteve të fundit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, për të ndërprerë zinxhirët e transmetimit”, thuhet në deklaratë.

Theksi pritet të vihet në udhëheqjen strategjike, udhëzimin në kohë të bazuar në prova dhe aksesin në kundërmasat mjekësore për grupet më të rrezikuara në vendet e prekura.

Varianti i mpox që nxiti deklaratën e urgjencës shëndetësore besohet të jetë edhe më ngjitës dhe më vdekjeprurës se variantet e mëparshme, duke përfshirë llojin clade 2 i cili ishte përgjegjës për shpërthimin global që filloi në 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026