A do mund t’a përdor BE Telegram-in, ja vendimi i Komisionit Europian

28 Gusht 2024 | 15:51

Komisioni Evropian ka njoftuar së fundmi se nuk do t’i kufizoj  zyrtarët e tij  të përdorin aplikacionin e Telegram.

E vetmja platformë që është e ndaluar nga pajisjet e koorporatave është TikTok.

Franca arrestoi CEO-n e  aplikacionit Pavel Durov të shtunën e kaluar si pjesë e një hetimi ndaj Telegram për mos frenimin e veprave të tilla si mashtrimi, trafiku i drogës, krimi i organizuar dhe promovimi i terrorizmit.

Presidenti i vendit Emmanuel Macron thanë fillim të kësaj jave (26 gusht) se arrestimi nuk ishte politik dhe se Franca është e përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes dhe komunikimit.

Moska ka akuzuar Francën për standarde të dyfishta mbi lirinë e fjalës dhe pyetje të shumta janë ngritur në lidhje me arsyet dhe rrethanat e arrestimit të tij.

Aplikacioni i Telegram  i themeluar në vitin 2013 me seli në Dubai, përdoret gjerësisht nga politikanët, duke përfshirë edhe vetë Macron.

Ndër vendet që vendosën kufizime janë Zvicra, ku ushtria është e ndaluar ta përdorë atë, dhe Holanda, ku zyrtarët publikë të administratës së qytetit të Amsterdamit nuk mund ta përdorin  për shkak të përhapjes së dezinformatave, kërcënimeve kibernetike dhe rritjes së trafikut të drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026