Inskenoi vjedhjen e makinës 200 mijë euro të marrë me qira, lihet në burg Vis Kosova
Gjykata e Tiranës vendos masën ‘Arrest shtëpie’ për Elvis Kosovën. Ndërsa ka lënë masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin turk Yucehan Er.
Avokati Kosovës ka pretenduar që klienti i tij është mashtruar nga shtetasi turk pasi e ka blerë automjetin kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur. Të njëjtat masa kërkoi dhe prokuroria për dy të arrestuarit.
Shtetasi turk ka kërkuar kohë të japë shpjegime në një moment të dytë. Sipas policisë automjeti ishte marrë me qira në Gjermani dhe shtetasi turk ka bërë kallëzim që ia kanë vjedhur në një hotel në Tiranë.
Para policisë ai ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka thënë që do të merrte 5-10 mijë euro.
Pasi ka zbuluar skemën, policia thote se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Në kërkim u shpall 20-vjeçari, pronari i banesës ku ishte fshehur makina.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët