Netanyahu vendos kontrollin në Korridorin e Filadelfit, Hamasi: Fitore imagjinare

3 Shtator 2024 | 08:06

Grupi palestinez e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të trumfuar mbi Hamasin, si një “fitore imagjinare”.

“Deklaratat e Netanyahut janë fjalimi i një personi të dëshpëruar, i cili kërkon një fitore imagjinare, të cilën ai nuk ia ka dalë t’ia tregojë audiencës së tij pas 10 muajsh të luftës së tij naziste kundër popullit tonë në Rripin e Gazës,” tha Al-Rishq, një anëtar i byrosë politike të Hamasit.

Sipas tij, Netanyahu konfirmon me deklaratat e tij  se është ai që pengon marrëveshjen e shkëmbimit dhe marrëveshjen e armëpushimit.

Ai shtoi se çdo vonesë në “miratimin dhe angazhimin e tij ndaj asaj që u arrit më 7 korrik (në një propozim për armëpushim) nënkupton vënien në rrezik të jetës së më shumë të burgosurve”, duke iu referuar vdekjes së fundit të gjashtë robërve izraelitë në Gaza.

Më herët gjatë ditës, Netanyahu ripohoi synimin e tij për të mbajtur trupat izraelite në Korridorin e Filadelfit.

Netanyahu pretendoi se Korridori i Filadelfit, një zonë e çmilitarizuar në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit, është një “lijë shpëtimi” për Hamasin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026