Biden dhe Harris zotohen të mbështesin punëtorët e sindikatave
Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe zv.presidentja, Kamala Harris u zotuan të hënën të mbështesin punëtorët e sindikatave.
“Kamala beson si unë se sindikatat janë shtylla kurrizore e kësaj ekonomie. Ajo do të jetë një presidente historike pro sindikatës,” -tha Biden në fushatën e tij të parë me Harris në Pittsburgh, Pensilvani.
Duke i bërë jehonë Bidenit, kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike, Harris tha se ata po luftojnë për të ndërtuar një ekonomi që funksionon për të gjithë njerëzit që punojnë dhe që ka qenë vizioni i lëvizjes punëtore.
Për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 5 nëntorit, Biden tha se Harris është e vetmja “zgjedhje racionale”.
“Unë i besoj asaj,” tha ai, duke përsëritur se zgjedhja e saj si kandidate e tij ishte “vendimi i vetëm më i mirë që mora si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia