Atentati në Vaun e Dejës, shoqërohet Safet Bajri, lëvizte me makinë të blinduar

3 Shtator 2024 | 18:31

Është shoqëruar në policie Safet Bajri. Ai është ndaluar me një makinë të blinduar teksa po lëvizte në zonën e Lezhës dhe është dërguar menjëherë në komisariatin e Shkodrës.

Bajri është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Bushat, ku u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’.

Ngjarja ndodhi në 24 gusht, në Vaun e Dejës ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një Audi të blindur, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Tre persona janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të atentatit. Njëri prej tyre, i cili ka qenë me motomjet ka qëlluar me automatik kallashnikov drejt automjetit tip Audi që ishte parkuar në anë të rrugës në fshatin Rranxa të Bushatit.

Sipas informacioneve autorët e tjerë kanë qenë në një mjet tip BMË që tashmë është sekuestruar nga policia.

Nga këqyrja e mjetit të sekuestruar janë konstatuar shenja plumbash, çka ngriti dyshimet e grupit hetimor se mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri.

Policia ka mundur të identifikojë personat e përfshirë në konflikt. Drejtuesi i automjetit tip Audi me targa gjermane, në momentin që është përballur me sulmin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026