U arrestuan për tërmetin e 26 nëntorit, lihen të lirë ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit
Gjykata e Apelit e Tiranës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy ish-kryetarët e komunave Farkë dhe Kashar.
Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia u arrestuan për shpërdorim detyre në lidhje me shkatërrimin e disa ndërtesave gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Nga arrest me burg që caktoi Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli vendosi t’i lirojë nga qelia duke caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për ta. Gjithashtu, u liruan edhe 5 personat e tjerë që mbaheshin në burg. Prokuroria gjatë operacionit të drejtuar prej saj lëshoi 41 urdhër ndalime. 30 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 23 u liruan me pas nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Operacioni i koduar “Pasojat” u finalizua me 41 urdhër ndalimi pas një hetimit 6-javor lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Mes të ndaluarve për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm ishin edhe ish-kreu i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.
“Është hetuar në drejtim të identifikimit të faktit nëse ndërtuesit apo kontraktuesit kanë zbatuar me përpikëri detajet e projektit, duke bërë të mundur që vendimet e tyre të sjellin apo jo pasojën e e ardhur”, – tha Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.
Hetimet zbuluan se në objektet e shpallura të pabanueshme ka mungesë të dokumentacionit, dhe në disa raste janë plotësuar me falsifikime.
“Mungojnë procesverbale të përfundimit të objekteve dhe dokumente të tjera teknike. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimit të mbajtura nga ish-komunat Farkë e Kashar”, – tha prokurori Erjon Imeraj.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik