Shkeljet në qarkullimin rrugor, Gjirokastër: 2457 shoferë gjobitën për kundravajtje
Sezoni veror rriti ndjeshëm fluksin e qarkullimit të automjeteve kryesisht në rrugët kombëtare në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas Policisë Rrugore gjatë muajit gusht u ndëshkuan me masa administrative 2 457 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, Policia Rrugore rriti prezencën dhe përforcoi kontrollet dhe monitorimin, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo lloj shkeljeje që mund të bëhej shkak për aksidente.
Numrin më të lartë të gjobave të vendosura për shoferët e zënë ato për shpejtësi mbi normat e lejuara, për të vazhduar me parkimet e gabuara, parakalime të gabuara, mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve, etj. Kontrollet e shtuara nga blutë e rrugores do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale në Qarkun e Gjirokastrës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe evitimin e aksidenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West