Shërbim i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Vuçiç: Do njoftojmë publikun për ndryshimet

6 Shtator 2024 | 09:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se në 20 ditët e ardhshme publiku do të njoftohet për vendimin përfundimtar për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Sot jemi duke bërë diskutime përfundimtare për shërbimin e mundshëm ushtarak dhe presim vendimin tonë në 20 ditët e ardhshme, kur të bëhet ribalancimi i buxhetit dhe deri më 10 tetor, gjithçka do të dihet”, tha Vuçiç.

Ai tha se qeveria e tij po mendon për një reformim të thellë të ushtrisë dhe se shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat dhe vullnetar për gratë.

Sipas Vuçiçit ky ligj do të rriste numrin e rekrutëve të cilët do të ishin të gatshëm për të shërbyer në ushtri në çdo rast të mundshëm.

Vuçiç shtoi se koha e ushtrisë me detyrim do të ishte për një afat prej 75 ditësh. Ai theksoi se kjo nismë do të marrë jetë brenda një viti dhe premtoi se gjatë kohës që të rinjtë do të kryejnë shërbimin e detyrueshëm do të paguhen.

“75 ditë është minimale. Pesë herë më pak se sa shërbeva unë. Do të jepnim kompensim monetar për kohën e kaluar në kazermë. Ne duhet ta marrim atë vendim shpejt”,  u shpreh presidenti serb duke shtuar se është rënë dakord që kazermat të rindërtohen në pjesë të ndryshme të Serbisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026