I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet në Nikël Marklen Haka
Është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar në Nikël, Marklen Haka. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.
Haka është cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe tendencë në krimet kundër personit, jetës dhe pronës.
Nga komunikimet e zbardhura ne SKY ECC ka rezultuar se Haka komunikonte me Ervis Martinaj dhe me Emiljano Shullazin
Marklen Haka, alias Marklen Aliu i datëlindjes 04.04.1991, lindur në Krujë dhe banues në lagjen e Hakave është i dyshuar për veprat penale të: 31.1. “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qtetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal. 31.2.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal. 31.3.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe municionit”, ne bashkëpunim ne formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid