PD mbledh drejtuesit politik të qarqeve, Berisha: Demokratët janë aty, frymëzojini!
Partia Demokratike ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu.
Kjo është mbledhja e parë pas caktimit nga Kryesia dhe pas përcaktimit të aksionit politik për 4 muajt në vijim në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Në këtë takim ka folur edhe kryedemokrati Sali Berisha përmes një lidhjeje-video, pasi ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
Berisha tha se demokratët presin vetëm udhëheqjen dhe frymëzimin, që të sjellin PD në pushtet.
Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se PD do i japë përparësi protestave për votën e lirë, në mënyrë që sipas tij, ajo të mos asgjësohet pa u hedhur në kuti.
“Roli juaj është i rëndësishëm. Partia ke nevojë për një organizim solid. E para ju vetë duhet të jeni të gatshëm. Duhet të organizoni demokratët. Ata aty janë, ata presin t’i organizojnë. Duhet t’i frymëzojmë.
Detyra juaj është t’i frymëzoni. Nëse ne i frymëzojmë, unë ju garantoj juve se forcë në botë të pengojë qëllimet tona objektive nuk mund të ketë. Ka pasur dhe ka një debat, protesta dhe fushata. Ne i japim përparësi absolute protestës.
Ne nuk pranojmë me sy mbyllur funeralin e votës së lirë pa u hedhur në kuti. Demokratët nuk mund të jenë kurrë qytetarë të dorës së dytë. Janë qytetarë të klasit të parë. Krenarë për idealet që kanë”, tha Berisha.
Më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura ku do të vijohet me diskutimet mbi aksionin politik.
Mbledhja vjen teksa ditën e sotme u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste, gjatë të cilës u caktuan edhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Duket se këto zhvillime tregojnë se palët politike po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera