Priten protesta në Francë| E majta kundër Barnier. Melenchon, thirrje për mobilizim
Protesta masive pritet të mbahen në Francë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër të vendit.
Manifestimet u thirrën nga partitë e krahut të majtë, kandidatja e të cilave për postin e kryeministrit u refuzua nga presidenti Emmanuel Macron.
Macron zgjodhi ish-negociatorin e Brexit 60 ditë pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare e futën Francën në ngërç politik, me tre blloqe të fuqishme, nga të cilat e majta doli më e madhja, por jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë.
Në një intervistë televizive, Barnier, që vjen nga qendra e djathtë, tha se ishte i hapur të formonte një ekzekutiv ku të përfshihen edhe elementë të së majtës.
Por partitë e së majtës janë të zemëruara për faktin se kandidatja e tyre për postin e kreut të qeverisë, Lusi Kastets u refuzua nga presidenti pasi nuk kishte shanse t’i mbijetonte votëbesimit në Asamblenë Kombëtare.
Zhan Luk Melenshon, një figurë veterane e partisë radikale Franca e Papërkulur, ka bërë thirrje për marshim në mbarë Francën dhe për mobilizimin më të fuqishëm të mundshëm. Disa sindikata dhe grupe rinore kanë deklaruar se do të marrin pjesë.
“Kemi një kryeministër që varet tërësisht nga Bashkimi Kombëtar”, deklaroi zonja Kastets, e cila u ankua se, sikurse miliona votues francezë, ishte ndjerë e tradhtuar dhe se presidenti kishte zgjedhur të bashkëpunonte me të djathtën ekstreme.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme