Gruaja e dytë më e votuar në Kryesi, ministrja Koçiu: PS drejt mandatit të katërt
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është bërë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste, pasi mori votat e nevojshme në Asamblenë e mbledhur ditën e sotme.
Koçiu ishte gruaja e dytë me e votuar në Asamble për përbërjen e Kryesisë së re, ku mori 283 vota.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministrja Koçiu ka shprehur falënderimin ndaj anëtarëve të Asamblesë së PS, për mbështetjen që i dhanë.
Ajo tha gjithashtu se do të punojnë me përkushtim për vizionin e kryeministrit Edi Rama ‘Shqipëria 2030’, me qëllim fitoren e mandatit të katërt qeverisës nga PS.
Reagimi i Koçiut:
Me Partinë Socialiste, forcën e vetme politike në 🇦🇱 që mund t’i mbajë gjithmonë ndezur motorrët e zhvillimit e të krijimit të një Shqipërie europiane.
Me familjen e madhe, ndaj anëtarëve të së cilës ndjehem mirënjohëse e falenderuese për besimin që më dhanë, duke më bërë pjesë të Kryesisë së Partisë Socialiste.
Me ekipin e duhur, për të kontribuar për vizionin “Shqipëria 2030” e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Me forcën politike, që po shkon më e fortë dhe e qartë, drejt fitores së mandatit të IV qeverisës, për të përfunduar me sukses nismat e ndërmara e për të nxitur politika të reja zhvillimi, për vendin dhe njerëzit tanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West