BE-ja do t’i heqë sanksionet ndaj nënës së ish-kreut të Wagnerit
Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e sanksioneve, Nikita Mazepinin dhe Violetta Prigozhinan, sipas disa burimeve të Radios Evropa e Lirë. BE-ja i ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesë në viza ndaj 2.300 personave dhe subjekteve, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Çdo gjashtë muaj, sanksionet ndaj këtyre personave duhet të zgjaten me konsensus të 27 vendeve anëtare. Afati i fundit për vazhdim të sanksioneve është 15 shtatori.
Kur është votuar për sanksionet në të kaluarën, Hungaria ka kërkuar heqjen e disa personave nga lista, në mënyrë që Budapesti t’i miratojë ato.
Disa vende më të zëshme kundër Rusisë, sikurse Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, kanë kërkuar që blloku të miratojë sanksionet në baza vjetore, dhe jo çdo gjashtë muaj, por Budapesti ka dalë kundër.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe qeveria e tij u kanë rezistuar vazhdimisht sanksioneve dhe e kanë akuzuar Brukselin se po dëmton ekonominë e Hungarisë dhe vendeve tjera anëtare, përmes këtyre masave. Hungaria është aktualisht në krye të Presidencës së BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)