Greqia kundër BE-së për energjinë, Mitsotakis: Në Ballkan paguhet më shumë

9 Shtator 2024 | 14:28

Çoroditja masive e tregut të energjisë elektrike mes Evropës Jug-lindore dhe asaj Perëndimore do të thotë se çmimet janë shumë më të shtrenjta në Ballkan.

Kjo u theksua nga kryeministri grek gjatë një konference për shtyp, ku ai tha se do ta ngrejë çështjen në Komisionin Evropian.

“Do ta trajtoj çështjen në një letër që do t’i dërgoj presidentes Ursula von der Leyen, për t’i shpjeguar me saktësi se çfarë ndodhi jo vetëm në Greqi, por edhe në Bullgari, Rumani dhe Hungari dhe se si është e mundur që në periudha të caktuara të ditës çmimi margjinal i sistemit është 10 herë më i shtrenjtë në Ballkan se sa në Austri ose në Republikën Çeke. Diçka nuk po funksionon në modelin evropian. unë nuk pres të ketë menjëherë një zgjidhje të këtij problemi, por të paktën të informojmë të tjerët për të në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të tilla”, deklaroi Mitsotakis.

Kryeministri pranoi se tregu i përbashkët energjetik nuk ka funksionuar në muajt e fundit dhe se problemet e sipërpërmendura nuk ekzistonin deri në majin e kaluar. Ai shtoi se aktualisht Greqia po eksporton energji në Ukrainë, kur dikur furnizohej prej saj.

“Kësaj i thonë të tërhiqesh nga sistemi dhe të rritësh çmimet, por konsumatorët grekë nuk do të paguajnë për problemet e modelit evropian”, tha kryeministri grek.

Kreu i qeverisë helene theksoi se në një plan afatmesëm, ajo që kabineti i tij ka bërë dhe që do të vazhdojë të bëjë do të jetë vendosja e taksave ndaj prodhuesve, që sipas tij kanë korrur fitore stratosferike.

Ai vuri në dukje se, edhe pse prodhuesit e energjisë nuk po bënin asgjë ilegale, ata po shfrytëzonin defektet në sistem, ndaj dhe plani për mbrojtjen e konsumatorëve është më se i nevojshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026