Përgjaket Shkodra, regjistron 7 ngjarje kriminale në 20 ditë me 3 viktima
Shkodra është tronditur këto ditë e fundit nga ngjarje të rënda kriminale ku 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.
Në harkun kohor të 20 ditëve janë shënuar ngjarje me pasoja në jetë njerëzish, nga ekzekutimet mafioze deri tek kanosja me lëndë eksplozive.
Më 19 gusht në mbrëmje 2 persona të identifikuar si Ersild Ishmi 33 vjeç dhe Arsid Hoxha 22 vjeç u vranë në një biznes privat në Velipojë pas sherrit të ndodhur me vëllezërit Frroku.
Zanafilla e këtij sherri kishte nisur në qershor, ku dy viktimat punonin në biznesin në Velipojë.
Autorët e dyshuar Edmir dhe Gëzim Frroku janë ende në arrati për vrasjen e 2-fishtë.
Më 21 gusht policia nisi kontrollet nga ajri kundër kultivimit të kanabisit në zonat e Malësisë së Madhe.
Në videon e shpërndarë nga policia teksa efektivët ngjiteshin në zonat e thella dëgjohen të shtënat me armë zjarri.
Më 23 gusht një përplasje me armë zjarri ndodhi në fshatin Bushat, ku afro 30 plumba u gjetën në vendngjarje dhe një automjet i blinduar i braktisur.
Sipas policia, dyshohet se ishte Eljon Hato shënjestra e këtij atentati, por ende nuk dihen autorët.
Pak ditë më vonë për këtë ngjarje u shoqërua në Komisariatin e Lezhës, Safet Bajri, si i dyshuar si pjesëmarrës në këtë ngjarje.
Mëngjesin e 29 gushtit një shpërthim me tritol u regjistrua në ambjentin në pronësi të shtetases Flora Firza.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.
Një ditë pas ngjarjes një person u vu në pranga.
30 gushti do të ishte dita e fundit e jetës për 36-vjecarin Elis Roshkodoli, i cili u vra në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” në një lokal teksa po pinte kafe.
Dyshohet se vrasja ishte me pagesë dhe për ngjarjen u arrestrua 26-vjeçari Xhulio Malo dhe u shpallën në kërkim 3 persona të tjerë.
Në mesditën e 7 shtator, boksieri Arjon Kaloshi i shpëtoi plumbave në lagjen Rus, ku sipas policisë autori i dyshuar i këtij atentati është Alban Bruçi i shpallur në kërkim.
Dyshohet se shkak është bërë një konflikt në muajin qershor mes prindërve të dy personave të përfshirë.
Më 8 shtator Renaldo Kola, 29-vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri rreth orëve të pasdites në fshatin Golem në Shkodër.
Në kërkim si autor i ngjarjes kriminale është shpallur Mario Kroni, i cili pasi ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja dyshohet për prishje të pazareve të drogës.
Të gjitha këto ngjarje tregojnë nivelin e lartë të kriminalitetit në qarkun e Shkodrës, duke e bërë të pasigurtë jetën për qytetarët e shumtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)