200 fëmijë në urgjencë për viroza, Lama: Probleme gastrointestinale dhe respiratore
Rreth 200 fëmijë paraqiten çdo ditë në shërbimin e urgjencë së Pediatrisë në QSUT si pasojë e prekjes nga viroza të stinës. Temperatura e lartë është shpesh ajo që alarmon prindërit, ndërsa mbizotërojnë pacientët nën 4 vjeç.
“Kemi shtim të infeksioneve respiratore ose të aparatit të frymëmarrjes në raport me problematikën më bazë, që ishte e aparatit gastrointestinal apo ato që populli i njeh me bark e të vjella. Si kudo në botë janë dy grupmosha, latantët deri në moshën 1 vjeç dhe pjesa 1 deri në 4 vjeç”, thotë Albert Lama, shef i Urgjencës Pediatrike, QSUT.
Nisja e shkollave dhe kopshteve rrit mundësinë e përhapjes së virozave, ndaj shefi i shërbimit të urgjencës apelon që prindërit të jenë të kujdesshëm dhe të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë kur kanë shenja të lehta, por tek mjeku, sepse në të kundërt rrezikojë të përhapin viruset.
“Me grumbullimet në masë sëmundshmëria rritet, mjafton një fëmijë i sëmurë në një klasë, në qoftë se ajo sëmundje është ngjitëse, brenda 1 jave e gjithë klasa shfaq të njëjtën sëmundje”, shprehet Lama.
Por çfarë duhet pasur kujdes në vjeshtë, që fëmijë të mos preken nga virozat?
“Duhet të vishemi komfort stinës dhe kushteve të motit, së pari nuk duhet të ekspozohet nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë pa veshjen përkatëse, sepse fëmija e ndjen dhe nuk e suporton njëlloj si i rrituri.. të ushqehet në mënyrë të shëndetshme me gjera të freskëta të stinës”, thotë kreu i Urgjencës Pediatrike.
Në ditët e fundit është venë re një rritje e rasteve të fëmijëve të prekur nga viroza të stinës edhe pranë mjekëve pediatër në qendrat shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vera sjell fluks virozash tek fëmijët, mjekët: Bëni kujdes nga temperaturat e larta
- Alarmi për linë e majmunit, asnjë rast në Shqipëri, ekspertët: Nuk ka vend për panik
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve