Kolegji zgjedhor rrëzon padinë e “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet në Himarë
Kolegji zgjedhor ka rrëzuar padinë e palës paditëse Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” për zgjedhjet në bashkinë Himarë.
Pas këtij vendimi i hapet rruga që KQZ t’i japë mandatin e fituar me 4 gusht Vangjel Tavos.
Pas vendimit të KQZ, Tavo bën betimin para këshillit bashkiak.
Më 30 gusht katër ditë pasi KAS hodhi poshtë pretendimet e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” lidhur me rezultatin zgjedhor të Himarës, ky grupim ankimoi këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor.
Përmes këtij ankimimi koalicioni opozitar kërkonte rrëzimin e vendimit të KAS lidhur me pretendimin e tyre, si dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të zhvilluara në Himarë.
Krahas këtyre dy pikave, në pikën e tretë të ankimimit kërkohej edhe shpallja e përsëritjes së zgjedhjeve në zonën e Himarës.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)