Kosova rikthehet fuqishëm pas përjashtimit të lojtarëve, mposht me goleadë Qipron
Humbja me Rumaninë apo dhe problemet e tjera kanë mbetur pas, Kosova ka rrëmbyer 3 pikët e para në Ligën e Kombeve. Dardanët mposhtën me poker golash Qipron, duke u renditur përkohësisht në vendi ne dytë në grup. Bomberi Vedat Muriqi realizoi dopietë në fraksionin e parë, ndërsa në të dytin Rrahmani e Dellova vulosën fitoren 4-0. Në stadiumin qipriot nuk munguan as provokimet nga disa tifozë që më pas u nxorrën jashtë, ku shkruanin Kosova është Serbi, Qipro është Greqi.
Fitorja e dardanëve vjen pas skandalit me 3 futbollistët e përjashtuar, të cilët disfatën e parë ndaj Rumanisë e panë si diçka krej normale duke festuar në klubet e Prishtinës.
Pas skandalit trajneri Foda përjashtoi futbollistët Muriç, Zhegrova dhe Muslija.
Në të njëjtin grup, Rumania likujdoi Lituaninë, duke siguruar 6 pikë në 2 sfidat e para. Në ligën A, aty ku luajnë kombëtaret e mëdha të futbollit evropian, fitore regjistruan Franca dhe Italia. Me Mbappe në stol gjelat nuk hasën shumë vështirësi ndaj Belgjikës, duke i shënuar 2 herë me Kolo Muani e Dembele. Ylli i Realit u bë pjesë e ndeshjes në fraksionin e dytë të lojës, të cilën gjelat e fituan me rezultat të pastër.
Italia mori një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë ndaj Izraelit në transfertë. Në Budapest, Fratessi e Kean ishin heronjtë “axurrë”, me Abu Fani që shënoi për Izraelin në fundin e ndeshjes, gol që vlejti vetëm për statistikë. Italianët kanë marrë 2 fitore në 2 sfidat e para.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja